Në Gjirin Finlandez, pak më në jug të Helsinkit, hodhi spirancën në liman anija kërkimore John Letbridge, e cila do të fillojë punimet xhenierike për çminimin e municioneve që ndodhen në fundin e detit pikërisht në sektorin ku do të shtrohet tubacioni “Nord Stream”. Siç pritet, për ç’aktivizimin e çdo mine nevojitet një periudhë kohore nga 24 deri në 48 orë. Gjithsej në ujrat ekonomike finlandeze, ku do të kalojë tubacioni i gazit, janë gjetur afërsisht 50 mina.