Në Këshillin e Sigurimit të OKB akoma nuk flitet për përpunimin e sanksioneve suplementare ndaj Iranit, deklaroi Përfaqësuesi zyrtar i MPJ të RF Andrei Nesterenko, duke komentuar njoftimet e MPJ mbi atë, se Uashingtoni në kuadrin e “gjashtëshes” së negociatorëve me Iranin po diskuton mundësitë e vendosjes së saksioneve të reja. Diplomati theksoi se ende nuk është marrë përgjigje zyrtare nga Teherani në lidhje me propozimet e ANEA-s për dërgimin e uraniumit të varfëruar në Rusi për pasurim dhe më tej për të prodhuar nga ai lëndë djegëse bërthamore në Francë. Realizimi i këtij projekti mund të bëhej një hap i qenësishëm në rivendosjen e besimit ndaj programit bërthamor të Iranit”, u shpreh Nesterenko.