Interesi i qytetarëve rusë ndaj blerjes së banesave me hipotekë po ringjallet gradualisht. Për këtë deklaroi Kryeministri Vladimir Putin. Sipas fjalëve të tij, bankat përsëri po e zhvillojnë këtë drejtim veprimtarie, po ulin përmasat e kontributeve fillestare si dhe përqindjet e taksave sipas kredive. Putin rekomandoi që të ulen taksat e krediteve hipotekore nga 14.5% aktuale deri në 10-11%, “ në mënyrë që mundësia për të marrë hipotekë tu jepet një numri të madh qytetarësh rus”.