Automobilistëve, të cilëve iu është hequr patenta, nuk duhet të marrin timonin e makinës në duar në asnjë vend të botës, mendon Presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev. Në konferencën botërore për sigurimin e qarkullimit rrugor ai i bëri thirrje të gjitha vendeve të miratojnë ligjin që u ndalon shoferëve të cilëve u është marrë patenta në një vend të drejtojnë automjete në një shtet tjetër pa përgatitje paraprake. Medvedev mendon, se paralelisht me forcimin e masave represive dhe sanksioneve gjobitëse, duhet të perfeksionohet përgatitja e shoferëve dhe të zhvillohen punë sqaruese me këmbësorët.