Gjatë 9 muajve të këtij viti jashtë shtetit kanë dalë më tepër se 11 milionë qytetarë rusë. Siç saktëson gazeta ruse “Novie izvestia”, kjo shifër rezulton 20 % më pak në krahasim me periudhën analogjike të vitit të kaluar. Është evidente jo vetëm rënia e numrit të turistëve në drejtimet kryesore- rryma turistike u reduktua deri në 1/4, por edhe ndryshimet cilësore: madje dhe ata, të cilët më parë mund ti lejonin vetes të kalonin pushimet në hotele me katër ose pesë yje, tani në shumicën e vet preferojnë variante me harxhime më modeste. Gjatë kësaj ekspertët vërejnë: se kriza ekonomike ka prekur industrinë turistike vendase në një shkallë më të vogël në krahasim me atë që pritej në të vërtetë. Është interesant fakti, se më shumë është shkurtuar jo numri i udhëtimeve turistike, por i atyre për qëllime biznesi. Dhe në këtë sektor rënia është afërisht 40%. Kjo është plotësisht e shpjegueshme: në qoftë se më parë dërgimin e bashkëpunëtorit për vendosjen e biznes kontakteve, ta zemë, në Europë kishte mundësi ta realizonte madje dhe një firmë me të ardhura mesatare, aktualisht optimizimi i shpenzimeve për shkak të krizës goditi pa mëshirë buxhetin e financimit të shërbimeve bile dhe të kompanive më prestigjioze. Udhëtimet turistike janë shkurtuar gjithashtu, por nuk vihet re ndonjë ndryshim tejet i madh, megjithëse drejtime të veçanta kanë pësuar rënie të ndjeshme. Është “ngushtuar”, si i thonë fjalës, në mënyrë të qenësishme rruga për në Kinë, duke gjykuar nga preferencat e shfaqura këto kohët e fundit nga ana e turistëve rusë : numri i atyre që dëshirojnë të vizitojnë këtë vend u reduktua në më shumë se dy herë. Në vendin e dytë të rejtingut, por me shenjë “minus”, u rendit Kanadaja, madje dhe Tajlanda. Turistët rusë nuk po i tërheqin më si më parë pikat turistike të Rumanisë dhe Kroacisë. Turizmi i Greqisë dhe Spanjës gjithashtu po përjeton kohëra të vështira. Ndërsa një tendencë krejt e kundërt po vihet re në disa vende, popullariteti turistik i të cilave po rritet me hapa të shpejtë. Dhe ndër këto shtete mund të përmendim Izraelin, Britaninë e Madhe, SHBA-n, Zvicrën, Holandën. Vazhdon të ruhet interesimi i përhershëm ndaj pikave turistike të Egjiptit.


Komentimi i artikullit të ditës


Presidenti i Bashkimit rus të industrisë së turizmit Sergei Shpilko shprehet për “Zërin e Rusisë” në lidhje me ndikimin e krizës botërore në biznesin turistik. “Biznesi turistik, thotë ai, sikurse dhe të gjitha degët e tjera po përballet me vështirësi të mëdha. Dhe pikërisht në kuptimin e asaj se po pëson dhe humbje serioze financiare. Të dhënat statistikore dëshmojnë se ka rënie të dukshme të rrymave qarkulluese ndërkombëtare — të hyrjeve dhe daljeve. E gjitha kjo filloi vitin e kaluar, kur pati një rritje të ndjeshme të çmimeve të karburantit. Ndërsa ky i fundit lidhet ngushtë me transportin e pasagjerëve. Kjo gjë ndikoi negativisht në industrinë turistike, në përgjithësi, ndër të tjera edhe në biznesin turistik të Rusisë. Përsa i përket dinamikës aktuale të rrymave turistike duhet thënë, se në tregun botëror po vihen re shenjat e para të stabilizimit. Kryesisht kjo ka të bëjë me segmentin e udhëtimeve korporative.

Drejtoresha e përgjithshme e firmës turistike ruse “Strol” Ludmilla Llarkina, sjell për “Zërin e Rusisë” parashikimin e udhëtimeve turistike në lidhje me festat e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve. “Mund të themi se këtë vit po e mbyllim jo më keq krahasuar me vitet e tjera. Megjithëse, sigurisht, vërehet një rënie e caktuar e numrit të klientëve. Turistët që do të shkojnë të festojnë Vitin e Ri në vende dhe hotele të shtrenjta nuk janë të shumtë në numër. Ka rëndësi dhe vetë fakti që çmimet në periferitë e Moskës dhe ato në Europë janë pothuajse të njëjta. Në firmën tonë ka pasur shumë prenotime për pushime në periferitë e Moskës. Paketat turistike për të kaluar pushimet në kampet dhe shtëpitë e pushimit në zonat periferike piktoreske të Moskës u shiten që një muaj më parë. Në vigjilje të festave një kërkesë e madhe po vërehet për udhëtimet në vendet e Balltikut dhe shtete të tjera të afërta”, tha ajo. Për “Zërin e Rusisë” u shprehën Presidenti i Bashkimit rus të industrisë turistike Sergei Shpilko dhe Drejtoresha e firmës turistike “Strol” Ludmilla Larkina.