Rusia u bën thirrje të gjitha vendeve për të bashkuar përpjekjet me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugët automobilistike dhe minimizimin e vdekshmërisë nga aksidentet në to. Për këtë deklaroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev gjatë fjalës së marrë në Konferencën e Parë ministrore botërore për sigurinë e qarkullimit rrugor, e cila po zhvillohet më 19-20 nëntor në Moskë. Për herë të parë problemi i garantimit të sigurisë rrugore po shqyrtohet në një nivel kaq të lartë. Në Konferencën në fjalë marrin pjesë përfaqësuesit e 150 vendeve-krerët e ministrive dhe dikastereve që përgjigjen për situatën me sigurinë në rrugët atomobilistike. “Ne jemi më se të bindur në atë, se duhet filluar në mënyrë urgjente dhe bashkarisht përpunimi i masave sistemore për rritjen e sigurisë në rrugët automobilistike”, deklaroi Presidenti i Rusis Dimitri Medvediev: “Fare pak kohë më parë siguria në rrugë vlerësohej nga shtetet si çështje krejtësisht e brendshme, si problem lokal. Ndërkohë që, dhe për këtë dëshmojnë shifrat, ky është një nga problemet më serioze të zhvillimit ndërkombëtar, i cili kërkon përpunimin e strategjisë së përgjithshme dhe marrjen e masave të përbashkëta. Shifrat janë tronditëse, bile hidhëruese. Më tepër se 3500 veta gjejnë vdekjen çdo ditë në aksidentet rrugore. Për 1 vit, sipas të dhënave të ndryshme, në planet vdesin më shumë se 1 milionë veta, një në çdo 5 fëmijë”, thotë Presidenti rus. Dimitri Medvediev vuri në dukje, se në Rusi u sanksionua strategjia kombëtare e rritjes së sigurisë së qarkullimit rrugor, që nga viti 2006 vepron programi qëllimor federal. Detyrë e tij është minimizimi aty nga viti 2012 i numrit të viktimave në aksidentet automobilistike deri në 1.5 herë. Sipas mendimit të Dimitri Medvedievit, problemet në rrugët automobilistike që kanë vend në Rusi ekzistojnë edhe në vende të tjera dhe prandaj ai i propozoi pjesëmarrësve të konferencës të marrin parasysh përvojën ruse-si atë negative, ashtu dhe pozitive. Vendimet që do të merren në Moskë duhet të ndihmojnë për parandalimin e miliona vdekjeve në aksidentet automobilistike në mbarë botën.