Rusia kryesoi këshillin ndërkombëtar të projektit të reaktorit termobërthamor ITER. Kryetari i tij është përzgjedhur Presidenti rus i qendrës shkencore “Instituti Kurçatovsk” Akademiku Eugjeni Velihov. ITER është ndërtuar sipas shembullit të Kadarashit francaz, ku kontributi shkencor bazë në këtë projekt i takon Rusisë. Në bazë të idesë së përdorimit të reaktorit termobërthamor për qëllime paqësore janë punët e fizikantëve sovjetikë. Projekti ITER destinohet për të gjetur burimin energjtik të pastër dhe të pashtershëm, i cili mund të zëvendësojë lëndën djegëse që nxirret nga nëntoka.