Irani është i gatshëm të realizojë njëkohësisht shkëmbimin e uraniumit me enrgji bërthamore në territorin e vet, por nuk është dakort për transportimin e njëanshëm të uraniumit të varfëruar, deklaroi Ministri i punëve të jashtme i Republikës Islamike Manuçehr Mottaki. Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA) i propozoi Teheranit ta dërgojë uraniumin e vet për përpunim në Rusi, kurse më tej në Francë, ku nga ai do të ndërtohen boshte për reaktorët iranianë. SHBA-s tashmë filluan të diskutonin me aleatët masat e reja të ndikimit mbi Iranin në lidhje me mospranimin e kufizimit të programit bërthamor, deklaroi në Seul Presidenti i SHBA-s Barak Obama.