Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev propozoi koordinimin e përpjekjeve ndërkombëtare për garantimin e sigurimit të qarkullimit rrugor po ashtu si në intereset e kapërcimit të krizës botërore financiare. Në konferencën e parë mbarëbotërore në nivel ministrash për sigurinë e qarkullimit rrugor në Moskë ai tha, se çdo ditë në avaritë rrugore në botë gjejnë vdekjen më shumë se 3500 veta, për një vit numri i vdekjeve përbën më shumë se një milionë, më shumë se 50 milionë pësojnë trauma dhe gjymtime. Forumi dyditor zhvillohet me propozimin e Rusisë, ai destinohet të ndihmojë në parandalimin e miliona vdekjeve në avaritë e automobilistike.