Foto EPASamiti i radhës BE-Rusi që u zhvillua në Stokholm u vlerësua në dy mënyra. Personat zyrtarë i mëshuan vokabolarit komplimentar. Kurse ekspertët preferuan qendrimin e skepticizmit të përmbajtur. Çdonjëra nga palët nxorri nga rezultatet e përgjithshme, që u arritën gjatë zhvillimit të samitin, atë gjë që konfirmonte, përforconte konkluzionet e saj. Marrëveshja e re mbi bashkëpunimin dhe parteritetin dypalësh ndodhen në stadin e përpunimit. Dhe askush nuk merr guximin të përcaktojë, të paktën përafërsisht, afatet e dukjes së produktit të gatshëm. Kreu i MPJ të Rusisë Sergei Lavrov dha të kuptohet qartë se nuk është aspak e lehtë të përpilohet një dokument gjithëpërfshirës dhe juridikisht i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë. Si të thuash, çmim inkurajues, ngushëllues për të gjithë u bë gatishmëria e Rusisë për të reduktuar deri në 25 % hedhjet në atmosferë të gazit karbonik. Përveç kësaj, edhe BE, edhe Rusia mundën të paraqesin me krenari të ligjshme dhe plotësisht të kuptueshme Memorandumin e nënshkruar mbi mekanizmin e paralajmërimit të hershëm në sferën energjetike. Dokumenti destinohet të ndihmojë parandalimin e ndërprerjeve, vonesave që mund të lindin gjatë realizimit të furnizimeve të lëndëve energjetike në Europë, qofshin këto gazi, nafta apo energjia elektrike. “Dëshmi të qartë të shfaqjes së vullnetit të mirë nga ana e të dyja palëve” e quan Marrëveshjen e arritur Kryetari i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso. Mësimet përkatëse nga përvoja e hidhur e së kaluarës tashmë u nxorrën, u krijua sistemi i paralajmërimit të hershëm të krizave, konfirmon Komisari europian për energjetikën Andris Piebalgs. Po a është vallë kështu në të vërtetë? Mjetet e anketuara ruse të informimit masiv vënë në pah të metën kryesore të memorandumit në fjalë, dhe pikërisht, mungesën në të të mekanizmave konkretë të rregullimit të konflikteve që lindin dhe përcaktimit të masave reale të reagimit operativ në rast ndërprerjesh të furnizimeve. I bie, me sa duket, që fjalë të bëhet vetëm për informimin paraprak nga ana e palës që merr lëndën energetike. Por një praktikë e tillë “de fakto” tashmë ekziston. Me qëllim që dokumenti i kuadruar, kornizë të fillojë të veprojë realisht duhet një marrëveshje konkrete. Ja mendimi tipik i ekspertit rus për energjetikën Nikollai Kaveshnjikov nga Instituti i Europës: “Nënshkrimi i memorandumit është një hap i rëndësishëm. Po përmirësohet sistemi ekzistues që prej 2 vjetësh i kontakteve midis kompanive energjetike ruse dhe europiane. Por, si dhe më parë, bashkëpunimi në nivel grupesh pune nuk del përtej kufijve të dhënies së informacionit dhe konsultimeve. Është e domosdoshme shfaqja e vullnetit politik nga ana e të dyja palëve dhe dëshirës për të bërë një punë konkrete, të përbashkët për vendosjen e gjendjes stabile në sferën e realizimit të transitit të lëndëve energjetike.