MPJ e Rusisë është e shqetësuar rreth situatës me gjuhën ruse në hapësirën postsovjetike. Sipas fjalëve të Drejtorit të departamentit për punën me bashkatdhetarët jashtë shtetit Aleksandër Çepurin, situata më e vështirë vëzhgohet, në veçanti, në Ukrainë dhe në shtetet pranëballtike. Ai përmendi, se rusishtja ka qenë dhe do të mbetet një nga gjuhët kryesore botërore më e përhapur. Sipas mendimit të tij, bashkatdhetarët rusë jashtë shtetit duhet të kërkojnë në mënyrë aktive të drejtën për përdorimin e gjuhës amtare.