Këshilli i Sigurimit i OKB-së zgjati edhe për një vit mandatin e forcave multinacionale të BE për stabilizim në Bosnjë e Hercegovinë. BE për stabilizim është pasardhës ligjor, i cili deri në nëntor të vitit 2004 vepruan nën egidën e NATO-s. Aktualisht në Bosnjë e Hercegovinë ndodhen disa mijëra ushtarakë të BE. Ata kujdesen për përmbushjen e marrëveshjeve paqësore të Dejtonit, të cilat 10 vjet më parë garantuan përfundimin e luftës së përgjakshme civile.