Gjykata Kushtetuese ndaloi dënimin me vdekje në Rusi pas 1 janarit të vitit 2010, kur përfundon afati i veprimit të moratoriumit të dënimit me vdekje. “Ky vendim është përfundimtar dhe nuk do të diskutohet”, deklaroi Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Valeri Zorkin. Masa më e lartë e dënimit nuk aplikohet në Rusi që prej vitit 1999.