Në Kabul u zhvillua ceremonia e hyrjes në detyrë të Presidentit të Afganistanit Hamid Karzai. Duke vënë dorën në Kuran, ai përsëriti pas Kryetarit të Gjykatës Supreme fjalët e betimit përpara popullit dhe shtetit afgan. Ceremonia u zhvillua në praninë e mysafirëve të lartë të huaj, ndër të cilët ishte edhe Ministri i punëve të jashtme i Rusisë Sergei Lavrov.