Kreu i MPJ i Rusisë Sergei Lavrov u takua në Kabul me Presidentin e Afganistanit Hamid Karzai. Ministri rus i dorëzoi Udhëheqësit të Afganistanit urimet për përzgjedhjen në postin e lartë shtetëror nga Presiendti i Rusisë Dimitri Medvediev. Lavrov shprehu gatishmërinë e palës ruse për të ndihmuar Afganistanin dhe udhëheqjen afgane ekonomikisht dhe moralisht. Karzai shprehu falënderimet e veta Rusisë për dhënien e ndihmës.