Në Lituani u zbulua një burg i fshehtë i CIA-s. Faktin e ekzistencës së tij e zbuloi kanali televiziv ABC verën që kaloi. Atëherë MPJ e Lituanisë e mohoi këtë mesazh. Por gazetarët zbuluan se burgu ndodhej 20 km larg kryeqytetit të Lituanisë Vilnews në ndërtesën e një shkolle hipizmi, që ishte arenduar nga kompania amerikane në mars të vitit 2004. Këto të dhëna u konfirmuan nga një ish bashkëpunëtor i CIA-s dhe nga një nëpunës lituanez. Sipas fjalëve të tyre, ndërtimi i këtij burgu është bërë një farë shpërblimi për hyrjen e Vinews në NATO.