Vladimir Putin Foto RIA LajmetKryeminstri i Rusisë Vladimir Putin u njoh me modelet më të fundit të armatimeve raketoro-artilierike që prodhohen në vend. Kjo ndodhi në qytetin periferik të Moskës-Kollomna, në poligonin e byrosë konstruktuese, një prej përpunueseve më të mëdha të komplekseve raketore. Vladimir Putinit i demonstruan helikopterin me sistem drejtimi me lazer, kompleksin kundërtank dhe tankun me sistem aktiv të mbrojtjes së blindazhit. Vizitimin e poligonit e parapriu mbledhja për sigurimin e kompleksit të industrisë mbrojtëse me modelet më moderne, më të fundit të armatimeve raketoro-artilierike. Ky është i pari ndër aktivitete të tilla kushtuar analizimit të situatës në kompleksin e industrisë mbrojtëse ruse. Duke marrë fjalën në Kollomna, Kryeministri theksoi, se kompleksi i industrisë mbrojtëse të Rusisë është i aftë të bëjë mrekullira. Por neve, shtoi Putin, na duhen jo çfarëdolloj mrekullish, por vetëm ato që mund të rrisin në mënyrë reale aftësinë mbrojtëse të vendit dhe të jenë me çmime të pranueshme. Sipas fjalëve të tij, e rëndësishme është që të realizohet modernizimi i përshpejtuar teknologjik i kompleksit, të arrihet rritja e cilësisë dhe sigurisë së teknikës së prodhuar. Kryeministri shtroi gjithashtu detyrën si më poshtë vijon: “Aty nga viti 2010 pjesa e armatimeve dhe teknikës bashkëkohore në trupat e armatosura të vendit duhet të rritet në mënyrë radikale dhe të përbëjë 70-80 %. Dhe, sigurisht, që ajo duhet të jetë teknikë bashkëkohore dhe perspektive dhe jo, thjesht, e sigurt si ajo e modelit Haubitze e vitit 1938. Ajo është armë me të vërtetë e mrekullueshme dhe këtë unë e them pa kurrëfarë ironie. Neve na duhet teknikë moderne dhe perspektive, sisteme bashkëkohore dhe perspektive. Dhe fjalë bëhet, sigurisht në këtë rast, jo për modele të veçanta, siç ka qenë kjo fare para pak kohe, por për furnizime të plota në seri”, theksoi Vladimir Putin. Shteti rus nuk i kursen mjetet për zhvillimin e kompleksit të industrisë mbrojtëse. Këtë vit vëllimi i financimit të tij përbëri shumën e paprecedentshme për Rusinë bashkëkohore — 970 miliardë rubla.