Dimitri Medvediev dhe Jose Manuel BarrosoZhvillimi i marrëdhënieve midis Bashkimit Europian dhe Rusisë do të shpejtohet pas nënshkrimit të Traktatit të Lisbonës. Për këtë shpreson shumë Presidenti Dimitri Medvediev. Në konferencën për shtyp mbajtur sipas përfundimeve të samitit Rusi-BE në Stokholm Presidenti kujtoi, se forumi i tanishëm është i fundit që zhvillohet me skemën e vjetër të BE. Bashkimi Europian do të zgjedhë drejtuesit e vet të rinj, të cilët do të kryesojnë Bashkimin në përputhje me ligjin unik të Europës të miratuar para pak kohësh, që nesër, më 19 nëntor. Por edhe udhëheqja e tanishme e zhvilloi samitin me Rusinë në mënyrë mjaft produktive. Të paktën, Dimitri Medvediev mbeti i kënaqur nga rezultatet e arritura në të. Pozitat e palëve në lidhje me shumë probleme rezultoi se janë të afërta. Dhe duhet thënë, në veçanti, edhe me atë që ka të bëjë me iniciativën e Rusisë në lidhje me arkitekturën e sigurimit energjetik europian, u tregoi gazetarëve Presidenti rus: “Mbi këtë temë ne duhet të vazhdojmë këmbimin e mendimeve me qëllim që të përpunojmë një bazë cilësore për bashkëpunimin energjetik në të ardhmen. Për më tepër se këto kohët e fundit janë arritur rezultate jo të këqija në avancimin e projekteve të mëdha energjetike. Unë ka parasysh në këtë rast, sigurisht, gasjellësit “South Stream” dhe “North Stream””, tha Dimitri Medvediev. U diskutua në samit edhe programi bërthamor i Iranit, situata në Afganistan dhe në Pakistan. Siç vuri në dukje Dimitri Medvediev, në këtë sferë Rusia, BE dhe SHBA-s po bashkëveprojnë në mënyrë të frytshme që prej kohësh. Dhe divergjenca në lidhje me këto çështje partnerët pothuajse nuk kanë. Por sigurisht, jo gjithçka shkon mbarë e mirë. Vazhdojnë të ruhen mosmarrëveshje të caktuara. Një nga problemet, në lidhje me të cilin pikëpamjet e Moskës dhe Brukselit nuk përkojnë, është situata në Transkaukazi pas luftës gjeorgjiano-osetinianojugore në gusht të vitit të kaluar. E megjithatë Medvediev bëri thirrje për të mos e dramatizuar situatën. Presidenti rus mendon se duhen afruar pozitat dhe të kërkohen bashkarisht rrugët e stabilizimit të gjendjes në këtë rajon të ndërlikuar. Moska dhe Brukseli po vazhdojnë punën mbi liberalizimin e regjimit të vizave. Medvediev vuri në dukje, se kjo çështje është një nga pikat më të rëndësishme të Traktatit të ri bazë midis Rusisë dhe BE. Ndërsa vetë Traktati do të përfundojë në një kohë të afërt, shpreson Presidenti. Kushdo që të vihet në krye të Bashkimit Europian apo strukturave të veçanta të tij, të gjithë këta njerëz do ta kuptojnë rëndësinë e zhvillimit të marrëdhëneve me Federatën Ruse, shprehet me bindje të plotë Dimitri Medvediev. Po ashtu si dhe kushdo që të jetë President i Rusisë, nuk do të harrojë rëndësinë e Europës së Bashkuar për Moskën. Rusia është gjithashtu pjesë e Europës, theksoi Lideri rus. Dhe marrëdhëniet me BE janë për një nga pjesët përbërëse më të rëndësishme të marrëdhënieve ndërkombëtare.