Rusia është e interesuar për bashkëpunim me Suedinë në zhvillimin e degëve të shkencës. Për këtë deklaroi Presidenti Medvedev në konferencën për shtyp mbajtur në Stokholm pas përfundimit të takimit me Kryeministrin e vendit. Lideri i Rusisë përshëndeti vendimin e udhëheqjes suedeze për të miratuar projektin e ndërtimit të tubacionit “North Stream”. “Kjo, demonstron pozicionin e peshuar mirë të Stokholmit, vetë faktin, se projekti konkret është me leverdi reciproke dhe se ai ngjall interesim të madh për Europën”, theksoi Medvedev.