Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë Kirill propozoi të fusë në kalendarin e festave edhe Ditën e librit orthodhoks, e cila do të festohet në 1 mars. Pikërisht, në këtë ditë, në vitin1564 në Rusi doli në dritë libri i parë me titull “Apostulli” të Ivan Fjodorovit. Duke marë fjalën në mbledhjen e Këshillit Botues të Kishës Orthodhokse Ruse, ai vuri në dukje rëndësinë e formimit të vetëdijes orthodhokse të njeriut. Sipas fjalëve të Patriarkut, po vihet re rënia e nivelit të përvetësimit të dijeve nga ana e popullsisë si dhe po bie dukshëm interesi ndaj leximit të librave.