Rusia dhe Bashkimi Europian nënshkruan pesë marrëveshje duke përfshirë këtu edhe marrëveshjen për realizimin e programit të bashkëpunimit pranëkufitar. Dokumentet u nënshkruan në prezencë të Presidentit të Rusisë Dimitri Medvedev, Përfaqësuesit të Komisionit Europian Jose Manuel Barroso si dhe Kryeministrit të Suedisë. Më parë duke marrë fjalën në konferencën për shtyp, Presidenti Medevedev deklaroi se shpreson shumë në rritjen e investimeve suedeze në industrinë e prodhimit të automobilave dhe teknologjitë informative të Rusisë.