Ministria e punëve të brendshme dhe Banka Qendrore njoftuan për zbulimin e aferës, spekulimit me përvetësimin e më shumë se një miliardë rublave nga Fondi i Pensioneve i Rusisë. Mashtruesi, duke paraqitur në bankë dokumente të falsifikuara në formë urdhër-pagesash, transferoi më shumë se një miliardë rubla në llogaritë bankare të një firme komerciale. Por Banka Qendrore arriti ti bllokonte në kohë llogaritë e marrësve të parave. Siç njofton botimi “Kommersant”, në punën për kërkimin e kriminelëve janë ingranuar bashkëpunëtorët e departamentit të sigurimit ekonomik të MPB. Në këtë dikaster u shprehën, se, me sa duket nga të gjitha, kriminelët e njihnin jo keq specifikën e punës së Fondit të Pensioneve. Por sido që të jetë në të vërtetë, vulat dhe firmat e bashkëpunëtorëve të fondit janë shumë të ngjashme me ato origjinale. Mbi bazë të këtij fakti u ngrit çështja penale sipas nenit “Mashtrim me përmasa veçanërisht të mëdha”, u morën në pyetje bashkëpunëtorët e departamentit të thesarit të Fondit të Pensioneve dhe Bankës Qendrore. Por bankierët megjithatë nuk arrijnë ta kuptojnë dot, se si mashtruesit mundën të sillnin dokumentet e falsifikuara të garantuara në formë urdhër-pagesash. Kliente të Bankës Qendrore janë të gjitha bankat, bashkëpunëtorët e disa prej të cilave i shpjeguan botimit “Vedomosti”, se si është organizuar puna e filialeve të Bankës Qendrore. Në to ndalohet hyrja për ata njerëz që s’kanë punë aty, që janë të jashtëm. Si rregull, nga një organizatë ka 2-3 përfaqësues, të cilët pajisen me autorizime të posaçme për dorëzimin e urdhër-pagesave dhe tërheqjen e korrenspondencës. Bile edhe në qoftë se klienti ndërron përfaqësuesin e vet, përgatitja e dokumentit të fletëhyrjes për të do të marrë disa ditë. Bile më tepër se kaq, në çdo vend pune ku kryhen operacione bankare janë instaluar videokamera dhe puna e tyre mund të kontrollohet pa vështirësi. Në të vërtetë operatori i bankës nuk është i detyruar të verifikojë vërtetësinë e dokumentit urdhër-pagesë: për të ka rëndësi që në të të figurojnë firmat e drejtorëve dhe vulat e organizatave si në kartën e klientit. Prandaj dokumentet mund ti falsifikonte dhe ti dorëzonte çdo korrier, i cili zotëron të drejtën për të hyrë në Bankën Qendrore. Sipas deklaratës së gazetës “Vremja novostei”, në Fondin e Pensioneve konfirmuan zyrtarisht, se në llogaritë bankare tashmë është kthyer pjesa më e madhe e parave të humbura. Në bankë është krijuar një komision special për zhvillimin e hetimit gjyqësor.