Bota nuk duhet të harrojë mësimet e “luftës së ftohtë” dhe të humbasë mundësitë e krijuara për ndryshime pas përfundimit të saj. Një mendim të tillë shprehën Ish-presidenti i Bashkimit Sovjetik Mihaill Gorbaçov, Ish-kryeministrja e Britanisë së Madhe Margaret Thacher dhe gruaja e Ish-presidentit të SHBA-s Roland Reagan Nancy në mesazhin drejtuar pjesëmarrësve të konferencës “Lufta e ftohtë dhe trashëgimia e saj”. Konferenca ndërkombëtare dyditore do të mbahet në Universitetin e Cambridg-it në Britaninë e Madhe. Sipas mendimit të Thacher, aktualisht miliona njerëz jetojnë më të lirë dhe më të lumtur, sepse 20 vjet më parë bota ndryshoi për mirë.