Ukraina përshëndet synimin e Rusisë për pjesëmarrjen në modernizimin e Sistemit të Transportit të Gazit (STG). Për këtë deklaroi Nën-kryeministri i qeverisë ukrainase Grigori Nemirja. Ai përmendi për konferencën e prillit në Bruksel, në të cilën Rusia shprehu dëshirën e pjesëmarrjes në modernizimin e STG të Ukrainës. “Ne atë e aprovuam dhe e aprovojmë po ashtu edhe tani, si dhe pjesëmarrjen e instituteve financiare ndërkombëtare”, tha Nën-kryeministri. Ministri i energjetikës i Federatës Ruse Sergei Shmatko konfirmoi, se marrëveshja ndërqeveritare me Ukrainën parashikon pjesëmarrjen e Rusisë në modernizimin e STG.