Rusia, e cila është zotëruesja e potencialit më të madh natyror, do të marrë pjesë në përpjekjet ndërkombëtare për zgjidhjen e problemeve klimatike dhe ekologjike. Zotërimi i pasurive natyrore bën që vendi të marrë përsipër përgjegjësinë e veçantë të ruajtjes së balancit ekologjik të planetit, deklaroi Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin, duke marrë fjalën në kongresin e Shoqërisë Gjeografike Ruse. Sipas fjalëve të tij, Rusia bëri hapat e parë të kalimit tek e ashtuquajtura “ekonomi e gjelbër”. Janë përgatitur një sërë iniciativash në sferën e konsumimit të energjisë, luftës kundër ndotjeve, ruajtjes së burimeve ujore dhe të pyjeve.