Bashkëpunimi për hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës është në qendër të vëmendjes së samitit Rusi-BE, tha Presidenti rus në takimin që zhvilloi në Stokholm me kryetarët e shteteve. Dimitri Medvediev vuri në dukje, se pavarësisht nga ekzistenca e disa “momenteve të pa latuara”, Moska dhe Brukseli kanë shumë sfera, ku interesat e tyre përkojnë, në veçanti lufta kundër sfidave dhe rreziqeve kërcënuese të reja. Nga ana e vet, Kryeministri i vendit kryesues aktual në BE Suedisë Frederik Rejntfeldt shprehu besimin për diskutim të suksesshëm të problemeve të ndryshimit të klimës dhe luftës kundër pasojave të krizës financiare dhe ekonomike.