Në Japoni automobili elektrik “Daihatsu” vendosi rekord botëror. Me një karikim ai përshkoi më shumë se 550 kilometra. Për lëvizjen me makinë ishte vendosur një bateri e fuqishme. Ky eksperiment destinohet për të demonstruar mundësitë e automobilit elektrik. Por bateria e përdorur tani për tani nga ky automobil është akoma shumë e shtrenjtë dhe nuk mund të instalohet në makinat e zakonshme. Rekordi i mëparshëm i përkiste kompanisë amerikane të automobilave elektrikë “Tesla Motors”, i cili përshkoi me një karikim 501 kilometra.