Shkencëtarët e korporatës “IBM” krijuan një aparat për bërjen e menjëhershme të analizës së gjakut. Në korporatë mendojnë, se ky përpunim i ri bën të mundur që mjekët të identifikojnë shpejt infarktin që po afrohet ose të identifikohen probleme të tjera të sistemit kardio-vaskular. Ky aparat mund të përdoret në kushtet e shtëpisë për të bërë analizën biokimike të gjakut, të kontrollohet niveli i hormoneve ose i sheqerit. Analiza merr një kohë prej 17 minutash, vënë në dukje studiuesit.