Rusia do të vazhdojë të punojë me këmbëngulje në drejtimin e vendosjes së regjimit pa viza me BE, por në këtë çështje ekziston “një komponent jo i paktë politik”, mendon Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë BE Vladimir Çizhov. “Fjalë bëhet për hyrjen pa viza për një periudhë të caktuar kohore, domethënë për dhënien rusëve të po atij statusi, që kanë shtetasit e 50 vendeve gjatë kalimit të kufirit me BE”, theksoi Çizhov. Ai deklaroi gjithashtu, se nuk e shikon të nevojshme riformatimin e marrëdhënieve me BE. “Më tepër nevojitet parariformatimi” për përmirësimin e partneritetit strategjik.