Në MPJ të Rusisë nuk e përjashtojnë atë fakt, se negociatat për marrëveshjen e re me BE do të ishin më të suksesshme pas hyrjes së Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT). Për këtë njoftoi Drejtori i departamentit të bashkëpunimit mbareuropian i MPJ i Rusisë Vladimir Voronin. Diplomati nuk përcaktoi afatet e nënshkrimit të marrëveshjes së përpunuar midis Rusisë dhe BE, dhe theksoi, se përcaktimi i afateve kohore mund vetëm të dëmtojë cilësinë e dokumentit. Afati i marrëveshjes ekzistuese skadoi në dhjetor të vitit 2007 dhe u zgjat deri në hyrjen në fuqi të marrëveshjes së re.