Në Uashington u prezantua instalimi më modern, më i fundit i Kompanisë “InZero Sistems” i destinuar për mbrojtjen e rrjeteve kompjuterike që luftojnë kundër viruseve jo në nivel programi, por në nivel mikroprocesori. Autorët e tij — emigrantët nga Ukraina dhe Rusia, përkatësisht, Aleksei Shevçenko dhe Aleksandër Pintikov konfirmojnë, se lufta kundër hackers pas aplikimit të teknologjisë së re do të përfundojë me triumf. Në Amerikë shfaqën një interesim shumë të madh ndaj këtij përpunimi. Por Presidenti i Kompanisë “InZero Systems”Aleksandër Pintikov ngul këmbë në atë, se ky sistem duhet të zotërohet jo vetëm nga SHBA-s, por edhe nga vende të tjera. Rusia ka ndërmend të marrë pjesë në testimin e impiantit, përpunimit të ri.