Ish Sekretari amerikan i shtetit Henry Kissinger e mbështet në mënyrë të plotë, pa kushte qendrimin e administratës aktuale të Barak Obamës ndaj Rusisë. Duke marrë fjalën në Ambasadën ruse në Uashington, ai dha të kuptojë qartë, se SHBA-s janë të gatshme të marrin parasysh interesat e ligjshme të politikës së jashtme të Moskës në sfera të tilla si zgjerimi i NATO-s, Mbrojtja Antiraket, përfundimi i Traktatit të ri për kontrollin mbi armatimet. Kissinger tha gjithashtu, se nuk e quan aspak të mirë idenë e hyrjes së Ukrainës në NATO dhe se nuk e shikon Rusisë në përbërjen e Aleancës.