BE është tej mase i zhgënjyer nga paaftësia e politikanëve ukrainas për të vënë rregull në vend. Sipas deklaratës së Sekretarit të shtetit të Francës për çështjet europiane Pierre Lelouch, Kievi nuk mund t’ia dalë dot punës mbanë me rritjen kërcënuese të përmasave të korrupsionit dhe me realizimin e reformave. Ukraina deri tani është akoma shumë e varur nga ndihmat ndërkombëtare. Sipas fjalëve të tij, premtimet paraelektorale të kandidatëve për presidentë të Ukrainës nuk duhet të financohen për llogari të mjeteve të komunitetit ndërkombëtar. Komisioni i FMN-së ka ndërmend të verifikojë në se i plotëson apo jo Kievi kushtet e kredisë prej 16,4 miliardë $, që iu dha vendit vitin e kaluar.