Skuadra përfaqësuese e futbollit e Rusisë do të zhvillojë sot në qytetin slloven Maribor ndeshjen e kthimit kundër skuadrës përfaqësuese të Sllovenisë në kuadrin e etapës eliminatore të Kampionatit Botëror-2010 në Republikën e Afrikës së Jugut. Trajneri i skuadrës së Rusisë Guus Hiddink deklaroi: “Neve na pret beteja e fundit për të drejtën e nisjes në Arfikën e Jugut. Rezultati 2:1 i arritur në ndeshjen e parë do të thotë, se asgjë akoma nuk është vendosur përfundimisht dhe se shikuesit e tifozët i pret një ndeshje spektakolare, impresionuese, një rivalitet këmbëngulës”. Hiddink theksoi, se skuadra ruse nuk do të heqë dorë në këtë ndeshje nga stili i saj, i cili “parashikon, para së gjithash, vënien e theksit mbi sulmin” . Për të mbështetur skuadrën ruse në Malidor do të shkojë vetë Presidenti Dimitri Medvediev.