SHBA-s nuk planifikojnë vendosjen e elementeve të Mbrojtjes Antiraket (MAR) në territorin e Ukrainës, deklaroi Ambasadori i SHBA-s në Federatën Ruse John Beyrle. Sipas fjalëve të tij, Uashingtoni është i interesuar për të diskutuar me Rusinë ndërtimin e sistemit global, në të cilin të hynin edhe elementet ekzistuese ruse të MAR . Përsa i përket dislokimit të MAR në Europë, SHBA-s hoqën dorë nga planet e veta vetëm duke e shtyrë fillimin e vendosjes së saj deri në vitin 2015. Deri në atë moment brigjet e Europës do të patrullohen nga anijet ushtarake amerikane me raketa — interceptuese në bord. Rusia, nga ana e vet, konfirmoi gatishmërinë e saj për të marrë pjesë në krijimin e sistemit kolektiv të MAR së bashku me SHBA-s dhe NATO-n.