Gjatë 9 muajve të vitit 2009 jashtë shtetit dolën më shumë se 11 milionë rusë, që i bie 20% më pak duke e krahasuar këtë shifër me atë të periudhës analogjike të vitit të kaluar, njoftoi Shoqata e Operatorëve Turistikë të Rusisë duke u referuar tek të dhënat e Shërbimit Federal Statistikor të Rusisë (Rosstat). Ndërsa, sipas të dhënave të Shoqërisë së Operatorëve Turistike të Rusisë, më shumë janë reduktuar udhëtimet për qëllime biznesi. Vihet në dukje, se praktikisht të gjitha vendet po demonstojnë një dinamikë negative përkatësisht numrit të hyrjeve turistike. Megjithëse ka edhe përjashtime: Izraeli, SHBA, Zvicra, Holanda, Britania e Madhe.