Si ministrja më e mirë e financave e vendeve të BE, sipas versionit të gazetës së autoritetshme të Londrës “Financial Times”, këtë vit u njoh francezja Christine Lagarde. Ajo, shkruan botimi, demonstroi këmbëngulje dhe ide të reja në zgjidhjen e problemeve më të ndërlikuara të lidhura me krizën. Dhe si rezultat ekonomia e Francës arriti të përballojë tendencat e krizës shumë më mirë se ato të vendeve të tjera. Në vendin e dytë të rejtingut u rendit ish Ministri i financave të Gjermanisë Pierre Steinbrueck, në vendin e tretë-Ministri i financave të Belgjikës Didier Reyders.