Kreu i Ministisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov e konsideron të parakohshëm njoftimin mbi dështimin e negociatave rreth programit bërthamor të Iranit. Rusia së bashku me vendet europiane, SHBA, Kinën, Iranin dhe Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA) po punojnë efektivisht në mënyrë që marrëveshjet kryesore të arritura muajin e kaluar në Vienë të realizohen, deklaroi Ministri Sergej Lavrov gjatë konferencës për shtyp në Moskë. Lavrovi theksoi gjithashtu se nuk ekziston asnjë lloj lidhjeje midis asaj çfarë po ndodh në negociatat për problemin e Iranit dhe ndërtimit të elektrostacionit atomik në Busher. Sipas fjalëve të tij, vënia e stacionit në shfrytëzim po vonohet disi, por kjo bëhet me qëllim që të sigurohet një cilësi e lartë e punimeve.