Foto RIA LajmetNjë muze i vërtetë i aviacionit rus u hap në aerodromin “Lesnoj”, në Barnaul. Pilotët nga klubi sportiv i aviacionit “Rosto” konsktruktuan atje pesë avionë civilë dhe ushtarakë, të cilit ata i blenë në rajonet e Rusisë dhe i shpëtuan nga çmontimi në pjesë. Muzeun nën qiell të hapur e organizuan disa të diplomuar të Shkollës së Lartë Ushtarake të Barnaulit. Midis eksponatëve ishte edhe modeli Mig-21, në të cilin dikur patën kryer fluturime — si kolaudatorë pilotët e ardhshëm të Altait. Për gjithmonë u ul këtu edhe avioni Su-25, i cili pat fluturuar në hapësirën qiellore të Afganistanit.


***


Rrjeti i madh europian i dyqaneve të shitjes së pajisjeve elektronike Pixmania (në Rusi ai nuk është përfaqësuar, vërtet, ende) përpiloi listën e pajisjeve, që aktualisht për ne janë të zakonshme në përdorimin e e përditshëm, por që me siguri shumë prej tyre do të zhduken nga shitjet deri në fund të vitit 2010. Ky parashikim është bërë në lidhje me përdoruesit e Europës Perëndimore dhe Rusisë, sepse sigurisht, e gjithë kjo do të ndodhë pak më vonë. Por faktin, se kështu do të ndodhë me të vërtetë, nuk e vë në dyshim askush. Aktualisht po ulen shitjet e DVD-player-ve. Ata po zëvendësohen me teknologjinë Blu-ray. Ky është një format i ri i regjistrimit dhe riprodhimit të informacionit digital, i cili bën të mundur cilësinë e lartë të videoregjistrimit.


***


Në Oqeonariumin e Shën Peterburgut u vërejt një rast unikal: femra e peshkaqenit-mace solli në jetë dy të vegjël, në pritje është i treti, ndërsa dhjetra vezë të tjera të peshkaqenit presin orën e vet. Pikërisht vezë dhe jo vezë peshku. Ihtiologët i quajnë këta-peshq që pjellin vezë. Kjo vlerësohet si një mrekulli e vërtetë, pasi deri më sot në vendin tonë peshkaqenë të tillë nuk shumoheshin në kushte Oqeonariumi (jo lirie). “Ne ishim në dijeni të atij fakti, se në Kaliningrad parvjet peshkaqenët-mace patën hedhur vezë, por ato ishin “boshe”, tha për botimin “Izvestia” Kryeihtiopatologu i Oqeonariumit Oleg Junçis. Kjo është arsyeja pse peshkaqenëve tanë ne u ndryshuam racionin ushqimor në kundërshtim me instruksionet e dhëna në tekstet përkatëse dhe përfshimë në ushqimin e tyre peshkun më të dhjamosur”. Dhe ja rezultati i përfituar-një çift peshkaqenësh të vegjël njolla-njolla dhe vija-vija.