Foto EPAPërpara nisjes së vet me turne nëpër vendet e rajonit Aziatiko-OqeanoPaqësor, Presidenti i SHBA-s Barak Obama bëri një ndalesë të shkurtër në Alaskë për furnizimin e aeroplanit me karburant. Atje që më parë ishte planifikuar vizitimi nga ai i bazës ushtarake amerikane. Duke marrë fjalën përpara ushtarëve të vet (GI), Obama premtoi “ti mbrojë, ti mbulojë shpinat e tyre” në rast dërgimi në ndonjë nga “pikat e nxehta”. Dhe premtoi ai “ti mbulojë” ata jo vetëm me mbështetjen e bashkatdhetarëve, por edhe me “strategjinë” dhe “misionin e qartë”. Dhe zor se mund të vihet në dyshim ai fakt, se duke folur mbi strategjinë dhe misionin, Obama kishte ndërmend, në radhë të parë, Afganistanin. Në këtë vend janë dislokuar 68 mijë ushtarë amerikanë, një pjesë e të cilëve vepron në mënyrë të mvetësishme, kurse pjesa tjetër në përbërjen e forcave ndërkombëtare për garantimin e sigurisë. Çështja që ka të bëjë me marrjen e vendimit në lidhje me strategjinë afgane arriti, me sa duket nga të gjitha, këto ditët e fundit pikën e vet të vlimit. Siç mendojnë ekspertët, vendimi i Obamës për çdo rast do të përfshijë në vetvete rritjen e potencialit ushtarak në Hindu Kush të Afganistanit. Po përse vallë arritja e një vendimi të tillë po avancon megjithatë me kaq vështirësi e me kërcëllimë si rrotë e pagrasatuar? Ja se ç’mendon në lidhje me këtë, në veçanti, Zëvendës drejtori i Institutit të SHBA-s dhe Kanadasë, gjeneral-majori në lirim Pavell Zollotarjov: “Nga ana e SHBA-s këto kohët e fundit, siç po vërejmë, po bëhet shumë zhurmë e zallamahi rreth çështjes “të dërgohen apo të mos dërgohen” ushtarë suplementarë atje, thotë eksperti. - Por kjo gjë përkoi në kohë edhe me etapën e zgjedhjeve në vetë Afganistan. Me sa duket nga të gjitha, pikërisht njëfarëlloj gjendje paqartësie që evidentohet në situatën e brendshme politike në këtë vend dhe frenon marrjen e vendimit nga amerikanët”, thotë Pavell Zollotarjov. Sipas fjalëve të Dimitri Kosirjev-it, ekspertit të Agjencisë “RIA Lajmet”, administrata e SHBA-s dëshiron ndryshime në veprimet e veta në Afganistan. Por sapo lind nevoja për të bërë me të vërtetë ndonjë gjë nga e para dhe në mënyrë të re, ndër të tjera edhe me ndihmën e Rusisë, amerikanët i pushton “paraliza e vullnetit dhe mendimit”. Në se është në realitet kështu apo jo, për gjykim na mbetet vetëm të presim kthimin e të Zotit të Shtëpisë së Bardhë nga “udhëtimet e gjata nëpër vendet e largëta”, shprehet eksperti rus.