Rusia do ti japë dihmë humanitare Ukrainës për luftën kundër gripit. Një urdhër të tillë nënshkruajti Kryeministri Vladimir Putin. Në dokument tregohet në veçanti, se nga fondi i rezervës për situatat e jashtëzakonshme qeveria e Rusisë do të japë një milion e 265 mijë rubla. Më parë Ministria e shëndetësisë dhe zhvillimit social bleu më shumë se 200 mijë pako tabletash “Arbidoll” me shumë prej 22 milionë rublash. Në Ukrainë në fund të tetorit u shpall epidemia e gripit. Gjatë kësaj kohe u sëmurën më shumë se 1 milionë veta, nga të cilët 300 gjetën vdekjen.