Rusia do ti furnizojë forcave të koalicionit antiterrorist në Afganistan 20 helikopterë “Mi-17”. 10 të parët do të transportohen atje që në dhjetor. Kontratat përkatëse u nënshkrua në Sallonin ndërkombëtar të aviacionit në Dubaj. Deri në vitin 2015 në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Lindjes së Largët planifikohet të dërgohen deri në 120 helikopterë të tillë. Aktualisht në Irak, Afganistan dhe Pakistan do të eksportohen më shumë se 600 helikopterë. Për kryerjen e shërbimeve teknike ruse mbas shitjes së helikopterëve në Emiratet e Bashkuara Arabe në qytetin Sharxha është krijuar një ndërmarrje e përbashkët servisi.