Krerët e MPJ të Rusisë dhe Kazakistanit konfirmuan marrëdhëniet e veta prej aleatësh dhe karakterin strategjik të partneritetit midis dy vendeve. Sipas fjalëve të Sergei Lavrov, përpara ministrive të punëve të jashtme të të dy shteteve shtrohet plotësimi i misionit serioz për realizimin në jetë të marrëveshjeve të nivelit të lartë që u arritën. Kjo është vizita e parë jashtë shtetit e Kanat Saudabaevit si Kreu i MPJ të Kazakistanit. Ai vuri në dukje, se ministri i ri i punëve të jashtme të Kazakistanit udhëtimin e vet të parë e ndërmorri në Rusi, e cila konsiderohet partnere strategjike kryesore e vendit të tij.