Kompanitë europiane i kuptojnë rreziqet e “Gazprom”-it, që kanë të bëjnë me transitin e gazit natyror nëpët territorin e Ukrainës. Për këtë deklaroi në forumin “Gazi i Rusisë-2009”, Presidenti i “Gaz de France” Zhan Fransua Sirelli. Ai vuri në dukje, se si rezultat i ndërprerjeve të transitit të gazit rus nëpër territorin e Ukrainës një vit më parë kompania e tij humbi disa klientë. Sipas mendimit të Sirellit, kompanitë europiane nuk duhet ta marin përsipër zgjidhjen e problemeve financiare të Ukrainës, por, europianët duhet të “marrin pjesë në zgjidhjen e problemeve politike të Ukrainës”.