Kësaj jave, më 18 nëntor, në Sarajevë do të hapet mbledhja e komitetit drejtues të Këshillit për plotësimin e Marrëveshjes Paqësore për Bosnjë e Hercegovinën. Ky organ ndërkombëtar monitoron realizimin e marrëveshjeve të Dejtonit të vitit 1995, të cilat i dhanë fund luftës boshnjake. Mbi skenarët e mundshëm të zhvillimit të mëtejshëm të ngjarjeve përsiat në materialin e vet vëzhguesi i “Zërit të Rusisë”, kandidati i shkencave historike Pjotër Iskenderov. Autori shkruan: Rreziku kryesor që i kanoset paqes së brishtë ndëretnike në Bosnjë e Hercegovinë është synimi i SHBA-s dhe BE për të refomuar në mënyrë të qenësishme ndërtimin konstitucional të këtij vendi. Dhe pikërisht - për të centralizuar ndjeshëm strukturat e tij pushtetore dhe për të eliminuar procesin e marrjes së vendimeve me konsensus dhe rrjedhimisht edhe të drejtën e vetos. Aktualisht një të drejtë të tillë e gëzojnë myslimanët, serbët dhe boshnjakët dhe ajo lejon shmangjen e marrjes së vendimeve të njëanshme në nivel Parlamenti Qendror apo Presidiumi kolektiv. SHBA-s dhe BE tashmë deklaruan, se në qoftë se popujt boshnjakë nuk do ti miratojnë ndryshimet e propozuara, atëhere ata mund ti vënë kryqin, vizën planeve të eurointegrimit. Por dy raundet e negociatave të zhvilluara midis partive kryesore boshnjake në bazën ushtarake ajrore Butmir nën Sarajevë në muajin tetor nuk sollën asnjë rezultat. Ja se ç’vuri në dukje në intervistën e vet dhënë “Zërit të Rusisë” Drejtuesja e Qendrës për studimin e krizës bashkëkohore ballkanike të Institutit të Sllavistikës të Akademisë së Shkencave të Rusisë Elena Guskova. Sipas fjalëve të ekspertes, kjo metodikë tashmë është vënë edhe më parë në provë në rajon dhe ndjek si qëllim arritjen, me anë të të mëshuarit të fortë, të vendimit të dëshirueshëm për fuqitë perëndimore: “Metodikën e dialogut në Ballkan në mënyrë qëllimsynuese e kanë mprehur, e kanë sofistikuar duke e çuar deri në automatizëm të plotë dhe po përgatiteshin ta shndërronin në parim universal. Por ky sistem ka funksionuar dhe funksionon vetëm për arritjen e një detyre të vetme, dhe pikërisht, detyrimin për marrjen e vendimit që ishte përgatitur diku gjetkë që më parë”, dëshmon Elena Guskova. Dhe nuk të habit aspak fakti, se serbët boshnjakë i hodhën tashmë poshtë në mënyrë kategorike përpjekjet dhe tentativat e rishikimit të Marrëveshjes së Dejtonit, e cila garanton ekzistencën e Republikës boshnjake Srpska. Përsa i përket kroatëve, duhet thënë, se ata si kundërpërgjigje bënë thirrje për të ndërtuar për veten e tyre krijimin shtetëroro-kombëtar analog me atë serb.