“Gazprom” në vitin 2010 do të rrisë eksportin për në vendet e huaja të largëta me 13 %, domethënë deri në 160,8 miliardë metra kub. Shuma e furnizimeve sipas parashikimeve të ekspertëve, do ti tejkalojë 50 miliardë dollarët, deklaroi në forumin e gazit në Moskë Zëvendës kreu i holldingut rus Aleksandër Medvediev. Ai bëri të qartë, se sipas përfundimeve të këtij viti, vëllimet e eksportit përbëjnë 142 miliardë metra kub. Sipas fjalëve të Medvedeivit, për shkak të krizës rënia e kërkesës për gaz në vendet e BE për këtë vit do të shënojë rekord, “Gazprom” e parashikon atë në nivelin 5-7 %.