Pas 5 dhjetorit, kur skadon afati i traktatit veprues për Armatimet Strategjike Ofensive (ASO) №-1, mund të gjendet zgjidhja, e cila të parashikojë veprimin e përkohshëm të marrëveshjeve të reja të Rusisë dhe SHBA-s për problemin e ASO. Por fjalë nuk bëhet për zgjatjen e ASO №-1. Për këtë tha Përfaqësuesi i departamentit të informacionit dhe shtypit i MPJ i Federatës Ruse. Sipas fjalëve të tij, bile dhe në rast, se deri më 5 dhjetor do të mund të nënshkruhet Traktati i ri mbi ASO, do të duhen si minimum disa muaj për ratifikimin e tij në Rusi dhe SHBA-s. kështu komentoi ai deklaratën e Ndihmës presidentit të SHBA-s për Rusinë dhe Euroazinë Michael McFall mbi atë, se për Moskën dhe Uashingotnin është e domosdoshme marrëveshja e përkohëshme për ASO.