Nikollai Davidenko dhe Svetllana Kuznecova u bënë zotëruesit e çmimit kombëtar të tenisit “Kupa Ruse” si tenistët më të mirë të këtij viti. Davidenko për këtë vit u bë fituesi i katër turneve të Shoqatës së Tenistëve Profesionistë, ai renditet i 7-ti në rejtingun botëror të tenistëve. Svetllana Kuznecova fitoi tre turne të Shoqatës së Tenisit për Femra dhe u bë fituesja e “Roland Garros”.