General Motor do të shpallë mbi planin për ristrukturimin e Opel-it brenda dy javëve. Për këtë njoftoi i ngarkuari me detyrat e Kreut të prodhuesit gjerman të automobilave Nik Rejli. Pas takimit me Kreun e rajonit të Belgjikës Flandria ai deklaroi, se duhet të merret një vendim i rreptë për shkurtimin e prodhimit të automobilave në Europë. Më parë u fol, se amerikanët kanë ndërmend të shkurtojnë në Europë 10 mijë nga 50 mijë vende pune që janë gjithsej në ndërmarrjet e “Opel”-it. Në fillim të nëntorit udhëheqja e GM vendosi të refuzojë shitjen e Opel-it konsorciumit kanadez “Magna” dhe Sberbankës ruse.