Moska dhe Uashingtoni vazhdojnë të përsosin detajet e marrëveshjes mbi transitin e furnizimeve ushtarake amerikane për në Afganistan nëpërmjet hapësirës ajrore të Rusisë. Këtë e konfirmoi në konferencën e rregullt për gazetarët Përfaqësuesi i departamentit të shtetit të SHBA-s Ien Kelly. Sipas fjalëve të tij, për diskutimin e këtyre çështjeve me specialistët rusë po merret ekipi i specialistëve teknikë të SHBA-s, të cilët ndodhen në Moskë. Marrëveshja mbi transitin e armatimeve, teknikës ushtarake dhe personelit të forcave të armatosura të SHBA-s për në Afganistan nëpërmjet territorit të Rusisë u nënshkrua në korrik në Moskë.